Nuk harrohet sezoni 2012-2013 kur kulmoi konflikti mes Zhoze Murinjos dhe Iker Kasijasit në “Bernabeu”. Trajneri portugez e la në stol portierin titullar të Realit dhe të Spanjës, duke hedhur në portë Adanin, e duke nisur një periudhë “turbullirash” për numrat 1 në klubin më të madh të botës.
Sot jemi në 2019, pra kanë kaluar 7 vjet, por kriza e portës nuk është zgjidhur ende. Portieri i marrë në verë nga Çelsi, Tibo Kurtua, u ul në stol nga Zinedin Zidan, ndërsa Kejlor Navas kaloi një tjetër provë të vështirë në karrierë. Navas nuk pëlqehej aq shumë nga Solari, madje e ka akuzuar hapur, por sërish mund të mos jetë fitues i plotë, pasi mund të largohet në verë.
Një nga momentet më fatkeqë ishte dështimi i blerjes së David De Geas në verën e vitit 2015, pas një gabimi trashanik dokumentacioni, në ditën e fundit të lejuar. Problemet e tjera ishin mes Kasijasit e Diego Lopezit, apo mes Kasijasit e Kejlor Navasit. Ende sot e kësaj dite në “Bernabeu” nuk ka qetësi.
Sfidanti.al