Xheko – El Sharaui “nderojnë” historinë e Romës..përleshen si gladiator!

Eden Xheko pati një debat të ashpër me bashkëlojtarin e tij, Stefan el Sharaui, në dhomën e zhveshjes gjatë pushimit mes dy pjesëve të ndeshjes së fundit mes Romës dhe SPAL-it që u fitua 2-1 nga ky i fundit.
“Corriere dello Sport” shkruan se Xheko i bëri vërejtje El Sharauit në pushimin e ndeshjes që atëkohë ishte 1-0 në favor të SPAL-it, dhe se u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, sepse dy futbollistët gati sa nuk u konfrontuan fizikisht.
“Lojtarët e pranishëm në dhomën e zhveshjes ndërhynë që grindja mes Xhekos dhe El Sharauit të mos shndërrohej në një ndeshje boksi”, shkruan gazeta e lartpërmendur, duke shtuar se arsyeja e
grindjes ishte banale, sepse El Sharaui në një rast nuk ia kishte dhënë mirë pasimin Xhekos dhe ky i fundit u bë nervoz.
Sfidanti.al