Ibra kthehet tek Suedia, trajneri: Na duhet në fushë dhe jashtë saj!

Në moshën 41-vjeçare nuk ka ndërmend të ndalet aq lehtë dhe është kthyer sërish madje në ndeshje zyrtare. Zllatan Ibrahimoviç është bërë sërish pjesë e kombëtares së Suedisë, pasi trajneri Jane Anderson, e grumbulloi për sfidat eliminatore të Euro 2024-ës ndaj Belgjikës dhe Azerbajxhanit. Për herë të fundit, Ibra ishte në kombëtare në mars 2022, por pastaj pësoi një dëmtim të rëndë në gju. “Ai mund të na japë diçka sidomos në fushë, – thotë trajneri, – por, po ashtu jashtë saj”.

Sfidanti.al