Medaljet ishin 3, dy prej tyre të argjendit dhe një prej ari, ndërsa shtangisti shqiptar u tregua fantastik në turneun që po zhvillohet në Uzbekistan. Briken Calja doli nënkampion i botës në dygarësh në peshën deri 73 kg, doli kampion i botës në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në atë të shtytjes. Peshëngritësi nga Shtërmeni ngriti 156 kg në shkëputje, 186 në shtytje dhe 342 në dygarësh, i lënë pas vetëm për 1 kg nga peshëngritësi nga Indonezia, Abdullah. Konkurrenti tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, zuri vendin e katërt në këtë peshë duke pasur 333 kg në dygarësh (153+183). Një sukse si madh për sportin shqiptar, sidomos i Caljes, por edhe i Qerimajt, ndërsa vendi ynë pati dy kampionë në 4 vendet e para në Botërorin e Uzbekistanit.
Sfidanti.al