Ter Shtegen, De Jong dhe Dest do të largohen nga Barcelona

Kuptohet, ata nuk do të ikin një ditë të bukur sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Futbollistët e mësipërm kanë kontratë tek Barcelona dhe klubi katalanas dëshiron të përfitojë sa më shumë nga ana financiare, për të rregulluar bilancet, dhe për të bërë përforcime, përveçse edhe për të larguar nga skuadra “mollët e kalbura”, apo më saktë ata lojtarë që nuk po japin atë që pritet. Portieri gjerman, Ter Shtegen, ndër më të mirët në botë deri 1-2 vjet më parë, Frenk De Jong i marrë shtrenjtë dhe me shumë shpresë nga Ajaksi, si dhe mbrojtësi i krahut Serzhinjo Dest janë ata që, sipas mediave spanjolle, do të ikin. Ter Shtegen dhe De Jongu vazhdojnë të jenë titullarë, por për ta kritikat kanë qenë të mëdha këtë sezon. Nuk dihet sesa mund të përfitojnë katalanasit nga kjo treshe, ndonëse për De Jongun ka pasur lajme kontradiktore, sepse fillimisht trajneri Ksavi thoshte se “duam që holandezi të jetë i lumtur sepse kemi nevojë për këtë tip lojtari”.

Sfidanti.al