Përse Napoli nuk e lejon vajzën e Maradonës të hyjë në stadium?!

Mund të ketë ndonjë ngatërresë, por ku i dihet. Diego Armando Maradona ka pasur dhe ka sërish një status prej shenjtori në Napoli, por vajza e tij, Dalma, thotë se klubi napolitan nuk po e lejon që të hyjë në stadium. Dalma është duke xhiruar një film dokumentar për babain e saj të famshëm dhe padyshim është e domosdoshme që të ketë filmime në stadiumin që ishte shtëpia e superyllit argjentinas në vitet 80-të, deri në nisje të viteve 90-të. “Napoli nuk më lejon të hyj dhe të filmoj në fushën e stadiumit që ka emrin e babait tim, – thotë ajo, – i kam shkruar presidentit De Laurentis dhe pres një përgjigje”.

Sfidanti.al