Hej! Haland, Mbape dhe Levandovski! E arrini dot rekordin e Mesit?!

E përditshmja spanjolle “Marka” e ka një nga temat e saj të ditës, dhe fjala është për sulmuesit më të mirë të epokës sonë. Gazeta e Madridit pyet drejtpërdrejt yjet më të mëdhenj të golit nëse mund të bëjnë atë që ka bërë dikur superylli i Barcelonës dhe i Argjentinës. Fjala është për sezonin 2011-2012 kur Lionel Mesi arriti të shënonte 82 gola, dhe ky është rekordi historik i futbollit profesionist. Erling Halandi, Robert Levandovski dhe Kilian Mbape janë sulmues të mëdhenj, dhe sidomos legjenda polake ka shënuar jashtë mase shumë gola vitet e fundit. A do të mundin ata ta sulmojnë këtë rekord të Mesit? Pra, a mundet që ta bëjnë këtë sezon? Të shohim!

Sfidanti.al