Harri Kejn, i mahnitur nga bamirësia e kapitenit 99-vjeçar Tom Mur!

Ai vetë mban shiritin e Anglisë, por veterani për të cilin po flasim është një njeri i një profesioni tjetër, ai është ushtarak. Tom Muri, me gradën kapiten, ka qenë në Ushtrinë Britanike në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur mund të themi se ajo bëri një luftë të drejtë, pra duke mbrojtur atdheun nga sulmi i Gjermanisë në 1940. Ky Tom Muri është 99 vjeç dhe mbush 100 vjeç në 30 prill.

Ai ndërmori një nismë për të mbledhur të ardhura për të luftuar koronavirusin, dhe pretendoi të mblidhte 1 000 paundë stërlina sepse do të bënte 100 xhiro rreth kopshtit të shtëpisë së tij përpara 30 prillit. Të mos harrojmë se kapiteni i vjetër Tom është në karrocë me rrota. Nisma e tij u bë shumë popullore dhe u mblodhën jo 1 000 paundë, por 18 … milionë paundë. Harri Kejn, kapiteni i Anglisë së futbollit, është shprehur i mrekulluar nga nisma e Tomit, së cilës iu përgjigjën 800 000 njerëz në faqen Xhastgiving (JustGiving), pra “thjesht dhuro”. “Jam shumë krenar për ju, dhe i gjithë vendi ynë është me ty”, – ishin disa nga fjalët e Harri Kejnit.

Sfidanti.al