Përse Reali është favorit për Halandin dhe jo Mançester Junajtidi?!

Lajmet në Spanjë janë që madrilenët po ia dalin në garën për të marrë sulmuesin e Dortmundit, edhe pse kjo mund të bëhet në 2022. Gazeta “AS” e ka lajm në kopertinë se Reali do të ndihmohet nga norvegjezi tjetër, Martin Odegard, i cili po ashtu është pjesë e klubit kryeqytetas të Spajnës, ndonëse i huazuar. Sipas “AS”-it, dy lojtarët kanë folur dhe kjo i ka bërë përshtypje Halandit. Po ashtu, “AS”-i shkruan se në favor të Madridit janë raportet e mira mes shefit ekzekutiv të Dortmundit, Vacke, dhe presidentit të Realit, Perez. Gjithsesi, edhe Mançester Junajtidi e ka një avantazh, pasi trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gunar Solskjer është po ashtu norvegjez, dhe e ka drejtuar Halandin tek Molde, përveçse ka biseduar me të, përpara sesa sulmuesi 19-vjeçar të kalonte tek Dortmundi.

Sfidanti.al