Çfarë nëse Tajsoni do të ishte sot në formë? “Kampion bote”, thotë trajneri i tij!

Karrierën e ka mbyllur prej kohësh, që në 2005, madje pati edhe probleme të mëdha financiare, ndonëse grumbulloi 200 milionë USD nga ndeshjet. Majk Tajsoni sot është një ikonë e kaluar e boksit, por jo aq e largët, siç siguron ish-trajneri i tij, Majk Feneç. “Nëse Tajsoni do të stërvitej 6 javë, ai do ta hidhte nokaut Diontej Uajlderin për vetëm 1 minutë, – tha Feneç, – sot nuk është si atëherë. Uajlderi u rrëzua nokaut nga Tajson Fjuri që, është vërtet një boksier i madh, por jo me grusht shumë të rëndë. Fjuri ka talent, padyshim, por mendoj se nëse Tajsoni do të stërvitej siç duhe, edhe sot në moshën 53-vjeçare mund të bëhej kampion i botës. Sa për Uajlderin, ai nuk ka aq shumë talent saj Fjuri, nëse e godet, ai merr fund”.

Sfidanti.al