Barcelona, Setien: Messi rri me projekt fitues, Lautaro apo Neymar? Që dy janë mirë për ne

Quique Setien nuk ka ndërmend të privohet nga Lionel Messi dhe e ‘mban fort’ argjentinasin. Trajneri I Barcelonës foli për Cadena Ser ku shprehu qartë synimin e tij dhe të klubit katalanas

‘A do të kem Messin vitin tjetët? Shpresoj që po-tha Setien-do ta bindim që të qëndrojë duke u prezantuar një projekt fitues’

Një projekt që sipas Setien, patjetër do të duhet të ketë blerje të rëndësishme dhe së fundmi me Barcelonën janë lidhur emrat e Neymar dhe Lautaro Martinez.

‘Neymar apo Lautaro Martinez? Për mua vlejnë që të dy-tha Setien që më pas shtoi-mua më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mëdhenj dhe Neymar është me siguri I tillë. Për të parë nëse spekulimet do të konkretizohen, do të na duhet të presim për të kuptuar se në cfarë situate do të jenë dy klubet pas kësaj emergjence’

Por Setien nuk fshehu as admirimin për Coutinhon që aktualisht është te Bayerni në formë huazimi

‘Coutinho është një futbollist fantastic, por ne kemi edhe Rafinhan në huazim, Alena e shumë lojtarë të tjerë të rinj-vijoi Setien-për më tepër nuk e dime se cfarë do të bëjë Bayerni që e ka opsionin për ta blerë’.

Dhe në fund Setien bëri një koment edhe për situatën e Rakitic I cili po flitet shumë për një largim nga Barcelona dhe për faktin që klube italiane kanë shfaqur interes për të

‘Nuk kam pasur informacione se Rakitic dëshiron të largohet, as ai vetë nuk e ka thënë këtë-tha Setien-me mua ka luajtur gjithmonë dhe do të vazhdojë ta bëjë’.

Sfidanti.al