Finalja e Ligës së kampioneve ka një datë tjetër pasi UEFA ka përcaktuar 29 gushtin për të. Sfida do të zhvillohet sic ishte parashikuar në stadiumin Ataturk të Stambollit.
Vullneti I të gjithëve është që të përfundojë ku kompeticion, por formula sesi do të ndodhë ende nuk është e qartë. Po flitet se po punohet për zhvillimin e ndeshjeve unike dhe jo me sistem vajtje ardhje për t’u pasuar nga formati ‘Final Four’,por gjithcka do të varet se si do të evoluojë pandemia botërore Covid-19.
Ideja është që të rifillohet të luhet brenda fundit të muajit korrik ose në fillim të gushtit për të arritur në finale përpara muajit shtator. I njëjti diskutim vlen edhe për Europa League.
Sfidanti.al