Nuk është tepër i qetë Pep Guardiola, ndërsa nis periudha e vështirë e sezonit. Mançester Siti lufton në dy fronte, edhe në Premier Ligë ku është kampion, por edhe në Champions ku duhet të kalojë dështimin e vjetshëm në gjysmëfinale, ndërsa fitorja ndaj Njukasëllit dhe edhe shpresë, por edhe pati element shqetësimi. Erling Halandi nuk e kaloi dot mbrojtjen e fortë të “laraskave”, ndërsa u deshën Fil Foden dhe Bernardo Silva. “Një ndeshje shumë e vështirë, – tha Guardiola më pas, – Njukasëlli ka skuadër të fortë, cilësore. Ne patëm momentet tona, ata të vetat. U desh edhe të mbroheshim, por e përballuam. Ne po vazhdojmë me momentin tonë”.
Sfidanti.al