Arteta: Ne fituam një ndeshje të çmendur!

Trajneri i Arsenalit nuk e fshehu aspak atë që ndodhi në “Emirejts”, ndërsa ishte padyshim i lumtur që skuadra e tij ia doli në këtë betejë të ashpër. Londinezët fituan me përmbysje ndaj Bornmuthit. “Një ndeshje e çmendur që nga sekonda e parë, – u shpreh Mikel Arteta, – Ne nuk hoqëm dorë nga përpjekjet dhe dominuam ndeshjen. Duhej të ngjisnim një mal të vërtetë, dhe ia dolëm pak nga pak. Pas golit të parë atmosfera ndryshoi. Ishte një përvojë e pabesueshme, do ta mbaj mend këtë ditë për shumë kohë. Rivalët janë të fortë, nuk mund të fitojmë lehtë, nuk ka ndeshje të thjeshta”.

Sfidanti.al