Devi Bregu shënon në kujtim të viktimave të tërmetit në Turqi!

Pak ditë më parë zbriti në fushë Superliga, dhe tani edhe nivelet e tjera. Futbollit turk la pas ndërprerjen e periudhën e zisë për shkak të tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit, ndërsa radha për të luajtur ishte e Kategorisë së Dytë. Në sfidat e nivelit të dytë në Turqi, menjëherë shkëlqeu një lojtar shqiptar, Devi Bregu. Sulmuesi vlonjat shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, Bolusporin, që mori një barazim 1-1 në fushën e Gëztepesë. Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Skënderbeut realizoi rrjetën e avantazhit për të vetët në 61’, ndonëse më pas vendasit ia dolën të merrnin pikën.

Për Bregun janë 3 gola dhe 3 asistë këtë sezon në 23 ndeshje të luajtura dhe ky mund të cilësohet një kontribut i mirë. Pas 22 ndeshjeve të luajtura, Boluspori mban vendin e 9-të në renditjen e ligës së parë turke, ndonëse ekzistojnë të gjitha mundësitë për të pretenduar zonën e plej ofit për t’u ngjitur në Superligë. Për Bregun ky është edicioni i dytë me Bolusporin, për të cilin ka shënuar 10 gola dhe ka shërbyer 7 asistë në të gjitha konkurrimet.

Sfidanti.al