Me Firminon largohet një copë histori nga Liverpuli!

Nuk ka qenë për t’u hedhur poshtë as këtë sezon, me 7 gola e 3 asistë në 17 ndeshje, por këto nuk janë nivelet e tij. Roberto Firmino nuk është mësuar të luajtë deri në mezi gjysmën e minutave e të ndeshjeve për Liverpulin e tij te zemrës. Pas 8 viteve të shkëlqyera, sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet dhe do ta bëjë këtë në fund të sezonit, kur t’i përfundojë kontrata. Nga “Anfildi” largohet një copë historie dhe nga treshja e madhe e edicionit të kaluar ka mbetur vetëm Mohamed Salah. Sadio Mane u largua verën e shkuar për tek Bajerni. Treshja Salah-Mane-Firmino ktheu titullin në “Anfild” në 2020, dhe fitoi Championsin në 2019 si dhe dy kupat vitin e kaluar, po ashtu si edhe Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klop.

Sfidanti.al