Jokiç nuk ndalet me tripëll dabëllat, Denveri po luan si në plej of!

Nuk shënoi sërish shumë mirë, dhe nuk e ka edhe aq kënaqësinë që ta bëjë. Nikola Jokiç zakonisht arrin në 25 pikë mesatarisht për ndeshje, por gjithsesi është kaq i kompletuar saqë bën çdo gjë tjetër. Kapiteni ishte sërish më i miri për Denverin duke arritur një tripëll dabëll me 18 pikë të shënuara, 18 topa në tabela e 10 asistë, me 1 bllokim gjuajtjeje dhe vetëm 2 topa të humbur. Lojtari qendër udhëhoqi ekipin nga Kolorado drejt fitores bindëse ndaj rivalit kryesor në Perëndim, Memfisit, 113-97! Ishte tripëll dabëlli i 25-të i sezonit për Jokiçin, dhe i 101-ti në karrierë, duke iu afruar Lebron Xhejmsit dhe Xhejzën Kidit. Serbi ka mesatare tripëll dabëlli në sezon, diçka që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër qendër, por vetëm dy lojtarë si Oskar Robertson dhe Rasëll Uestbruk.

Sfidanti.al