Në 2013 e 2014, edhe kur Borusia ishte në kulmin e formës duke dalë dy herë kampion e duke qenë në finalen e Championsit, sërish nuk ishte e mundur të mbaje yjet si Gëce, Levandovski e Humels. Aq më pak mund të thuhet kjo sot për Erling Halandin, ndërsa skuadra e trajnerit Lysien Favre është shumë e mirë, por jo aq e pjekur sa ka qenë ao të Jurgen Klopit apo Otmar Hicfeldit. Babai i sulmuesit norvegjez, Alf-Inge Haland, thotë se djali i tij ndihet i lumtur tek Dortmundi, se dëshiron të fitojë trofe me ekipin e tanishëm, por shton se nuk e përjashton përfundimisht një largim në fund të sezonit. Përtej asaj që ai e quan “spekullim”, kuptohet që ka shumë biseda prapa “perdeve”, dhe nëse Dortmundi nuk arrin të sigurojë tituj këtë edicion, Halandi me gjasë do të thotë “aufviderzen” (auf wiedersehen).
Sfidanti.al