Kombëtarja ngjitet në League B, arritja e fundit e Rejas: Më duan këtu deri 80 vjec

Kombëtarja shqiptare mposhti Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të Nations League duke u ngjitur në këtë mënyrë në League B. Trajneri Edy Reja në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’ tregon për këtë arritje të madhe me kuqezinjtë. Në fakt Edy Reja mund të konsiderohet një mjeshtër i ngjitjeve në kategori dhe këtë e ka treguar me Brescia, Vicenzan, Cagliarin dhe Napolin, tani kësaj liste i bashkohet edhe kombëtarja shqiptare

Pyetje: Mister Reja, një tjetër arritje, nuk e humbet zakonin…

Reja: ‘Shkuam vërtet përtej pritshmërive. Ishim në vështirësi të mëdha sepse nga 36 lojtarë të grumbulluar, erdhën vetëm 23 për shkak të Covid dhe dëmtimeve. Ishte një arritje që merr vlerë të dyfishtë, kush e priste? Kishim në dispozicion lojtarë që nuk luajnë as në Serie B dhe që nuk merren në konsideratë nga klubet e tyre, ndërsa në Kombëtare treguan se kanë shpirtin e skuadrës, morëm maksimumin’.

Pyetje: Ju keni në dispozicion futbollistë që luajnë në Itali. Ka ndonjë që është më pak I njohur, por që është gati për kalimin e madh?

Reja: ‘Problemi i vërtetë është se në Shqipëri nuk ka asnjë lojtar, janë të gjithë zviceranë, francezë, holandezë. Duhet të shkosh t’i gjesh nëpër xhiro dhe nuk është një shaka. Është Broja i lindur në 2001 që luan te Vitesse dhe që është një lojtar interesant. Bëra që të debutojë edhe Cepelen, një mbrojtës 17 vjecar, ish lojtar i Interit që tani luan në Bundesliga 2 me Hannover. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe objektii është që t’i rrisim’.

Pyetje: Pra projekti është afatgjatë?

Reja: ‘Me të mbërritur, presidenti i FSHF më kërkoi që të përgatitemi sa më mirë për Evropianin e vitit 2024. Në fillim qesha duke iu përgjigjur se nuk mund të ushtroj këtë profesion deri në moshën 80 vjec, por përsa kohë jam i kthjellët, do të vijoj me këtë projekt që më pëlqen dhe që më ka përfshirë të tërin. Tashmë është një shkollë futbolli dhe më pas do të nisim kurset për trajnerët shqiptarë, përgatitësit atletikë dhe mjekët sportivë. Objektivi është që të maturojmë ato talente të reja që nuk janë zhvilluar ende. Covid na ngadalësoi disi, por e kemi nisur sic duhet’.

Pyetje: Mes lojtarëve tua në Kombëtare është Strakosha që e keni parë në një moshë shumë më të re te Lazio. Sa e rëndësishme është për të që këtë vit ka si zëvendës, Pepe Reina?

Reja: ‘Mendoj se Thomas do të fitojë shumë nga një portier me shumë eksperiencë dhe personalitet si Reina. Besoj se Lazio e mori atë edhe për këtë arsye, është një lider që ndiqet nga e gjithë skuadra. Sot kërkohen portierë të aftë edhe në përdorimin e këmbëve dhe Strakosha është shumë i aftë, madje ndonjëherë e tepron dhe më hap frikën’.

Pyetje: Meqë ra fjala te Lazio, në ditët e fundit ka pasur polemika për ‘cështjen’ Luis Alberto. Ju, që në Romë keni përjetuar episode të ngjashme, cfarë ideje krijuat?

Reja: Roma është një vend i vecantë, thuajse unike sepse përballesh me probleme që nuk janë në asnjë vend tjetër. Kujtoj  se kur Lotito më propozoi pankinën e Lazios në 2010 unë drejtoja Hajdukun e Splitit dhe iu përgjigja: këtu jam sin ë parajsë pse duhet të krijon probleme?. Përpara se të pranoja, fola me mikun tim Fabio Capello që drejtonte akoma Anglinë dhe më tha: Nëse nuk bën trajnerin në Romë, nuk mund të thuash se je një trajner’. Jetohet në një ambient kritik, ka një klime derbi shumë të ndezur kështu që eështë e lehtë që të ndodhin situata të vështira si ajo e Luis Albertos. Trajneri dhe lojtarët e tjerë në këto raste duhet të qëndrojnë të përqendruar dhe të mendojnë për fushën e lojës’.

Pyetje: Një tjetër vend i dashur për ju është edhe Napoli. Mendoni se objektii është kthimi në Ligën e Kampioneve apo duke parë vështirësitë e Juves e Interit mund të ëndërrohet dicka më e madhe?

Reja: ‘Po përjetojmë një moment të vecantë. Juventus e Inter janë gjithnjë favorite për organikën dhe kualitetet që kanë, por Lazio, Napoli e Milan si kurrë më parë mund të shfrytëzojnë rastin. Sezonin e kaluar, Lazio e Atalanta luanin futbollin më të bukur dhe patën shanse të mëdha. Napoli ka një skuadrën e duhur për të përmirësuar rezultatin e sezonit të kaluar; Liga e Kamponeve është e arritshme, por kushedi…’

Pyetje: Duke parë se po afrohet Evropiani i vitit të ardhshëm, pas punës së shkëlqyer të Mancinit, sipas jush Italia është ende një outsider apo tani mund të jetë mes favoriteve?

Reja: ‘Ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku pati thuajse vetëm fitore. Mancini u tregua I zoti që u dha mundësinë të rinjve të rriteshin dhe që sollën gjak të ri në skuadër. E sidomos, krijoi një klimë besimi te ky grup dhe kjo varet në mënyrë ekskluzive nga trajneri. Për Evropianin mund të jetë një surprizë e bukur’.

Sfidanti.al