Guardiola tregon dëshirën për fundin e karrierës

“Do ta përfundoj aty ku e nisa”. Ky është plani dhe kjo është dëshira e Pep Guardiolës për mbylljen e karrierës së tij si trajner. Katalanasi mendon se vitet e tij përmbyllëse të punës do të jenë në një akademi futbolli. “Shpresoj të jetë akademia e Barcelonës”, – thekson trajneri i Mançester Sitit. Pep nuk dha afat se kur mund të ndodhë kjo, ndonëse besohet se ka kohë, duke qenë në moshën 47-vjeçare.

Guardiola, në të vërtetë, drejtoi vetëm 1 sezon në La Masia, madje jo skuadra të të vegjëlve apo të të rinjve, por Barcelonën B, të cilën e kualifikoi për në ligën e dytë spanjolle. Më pas, ai u zgjodh si trajner i Barcelonës nga presidenti Laporta, duke fituar gjithçka, ndërsa në 2013 shkoi tek Bajerni, e tani është tek Siti.

Sfidanti.al