Taktikë me zemër, trajneri Nagelsman me skemë origjinale

Ndoshta nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një trajner të bënte një gjetje të tillë. Trajneri i Hofenhajmit, Julian Nagelsman, vendosi të krijonte një atmosferë pozitive në stërvitjen e ekipit të tij, sidomos tani që nis serinë prej 7 ndeshjesh në vetëm 22 ditë. Ish-kandidati për stolin e Bajernit shkoi në kompleksin stërvitor me tabelën e tij të taktikës, ku magnetët që shërbejnë si lojtarë, ishin vendosur në formën e një zemre.

“Taktikë me zemër”, ishte komenti i gjetur i gazetës “Bild”. Hofenhajmi luan këtë fundjavë në Dyseldorf, ndërsa tri javët e ngarkuara do të kenë ndeshjet e Bundesligës kundër Dortmundit, Hanoverit, Lajpcigut e Frankfurtit, ndërsa në Champions do të luajë ndaj Shahtarit të Donjeckut dhe Mançester Sitit.

Sfidanti.al