Ç’thotë ky Zamparini: Dibala shkon në Spanjë këtë dimër

Presidenti i Palermos është një njeri vërtet agresiv apo që nuk e përmban veten, por disa informacione i ka, apo disa gjykime mund t’i bëjë. Interesant mendimi i tij për Paulo Dibalën që nuk po luan shumë së fundmi tek Juventusi. “Mendoj se në janar do të shkojë në Spanjë, – u shpreh Zamparini, – i kam thënë që përpara dy viteve që të shkonte në Spanjë ku luhet futboll, jo të rrinte në Itali”.

Zamparini sulmoi trajnerin e Juventusit, Alegri, duke thënë se “fenomeni Alegri nuk duhet të mburret që fiton me Juven, pasi është e lehtë, le të vijë të drejtojë Palermon”. “Nëse Dibala është në stol, kjo ndodh për faj të “fenomenit” Alegri, ndërsa sa herë që Dibala mbetet në stol, më vjen të qaj”, – vazhdoi presidenti palermitan, që e pati argjentinasin në skuadrën e tij. Nuk dihet nëse Zamparini ka ndonjë informacion për Dibalën, apo thjesht po i bën presion Juventusit në favor të ish-lojrtarit të tij.

Sfidanti.al