Ishte në finalen e tij të tretë në Champions dhe përjetoi humbjen e parë. Për fatin e keq të Pep Guardiolës, ai drejton një skuadër që nuk e di ende mirë se çfarë është lavdia në Ligën e Kampionëve, dhe nuk e ka përvojën madje as të Çelsit që i kishte luajtur dy finale më parë, si dhe kishte fituar Kupën e Kupave të Europës në 1971 e 1998, si dhe Ligën e Europës dy herë vitet e fundit (2013, 2019). Gjithsej, Çelsi ka 30 tituj.
Trajneri katalanas u tregua i përmbajtur pas disfatës në Porto. “Unë dëshiroj të them se ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm për ne, – u shpreh Pepi, – ishte një ëndërr për ne që të ishim këtu, ndonëse për fat të keq nuk fituam dot. Për shumicën prej nesh ishte hera e parë, por do të luftojmë fort që të kthehemi sërish. Kam respektin maksimal për lojtarët e mi që dhanë gjithçka. Dua t’i përgëzoj ata”. Siti fitoi titullin kampion duke dominuar Premier Ligën, po ashtu fitoi Kupën e Ligës dhe arriti finalen e Championsit e gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë ku u mund pikërisht nga Çelsi.
Sfidanti.al