Natyrisht foli pas triumfit të madh, ndonëse theksoi se “kam mbetur pa fjalë”. “Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi dhe për tifozët e Çelsit, – tha Tomas Tuheli ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve, – jam pa fjalë për ta përshkruar atë që ndjej. Ne fituam një finale të madhe ndaj një rivali të madh, por ne duhet të mbetemi ambiciozë për të synuar titullin e radhës”. Më pas, tekniku gjerman theksoi se shpresonte të kishte kontratën e re me klubin, ndërsa në janar u emërua me kontratë 18-mujore deri në fund të sezonit të ardhshëm. “Kam folur me Abramoviçin, – deklaroi ai, – ndoshta do ta kem kontratën e re. Ishte momenti më i mirë për të folur pas një suksesi të tillë, por ndoshta edhe momenti më i keq sepse më pas gjërat mund të mos jenë kaq mirë pas këtij kulmi. Nuk i dihet. Do të flas përsëri, ndoshta nesër apo tani shpejt. Unë mund ta siguroj se do të jem gjithnjë ambicioz, ndërsa e cilësoj veten si pjesë të fortë të një klubi të fortë”.
Sfidanti.al