Edhe me Interin e tregoi vete se është i krijuar dhe i formuar për të fituar, por ka edhe një problem ndoshta me mungesën e taktit. Antonio Konte është një “zjarr” i vërtetë, dhe nuk ka mundur të përmbajë “flakët” kur është prekur në “kallo”. Një tjetër Antonio, me mbiemrin Kasano, e bën një paralajmërim të tillë për Realin, ndërsa italiani po afrohet gjithnjë e më shumë me stolin madrilen. “Nuk mund të jetë rastësi që përfundon gjithnjë kështu”, – thotë Konte, duke nënkuptuar largimet e tij me sherr nga të gjithë klubet. Kështu ndodhi me Juventusin, aq sa Andrea Anjeli e quajti “një idiot”, kështu ndodhi me Roman Abramoviçin tek Çelsi dhe kështu edhe te Interi, ndonëse pa konflikte të hapura, edhe pse i pati verën e kaluar me Marotën. Tek Reali duhet ta dinë se kështu mund të ndodhë sërish, edhe pse Konte vlerësohet se ka fituar 5 tituj kampion në pak vjet me Juventusin, Çelsin dhe Interin.
Sfidanti.al