Largimi në mënyrë të befasishme të Simone Inzaghit te Interi i përmbysi planet e Lazios që tani i duhet të nisë kërkimet për trajnerin e ri të skuadrës sa më shpejt që të jetë e mundur. Emrat në listë janë shumë dhe të bësh një zgjedhje që të përputhet me pretendimet e klubit bardhekaltër nuk është e lehtë.
Si Lotito ashtu edhe Igli Tare kanë nisur të bëjnë apelin edhe në orët e fundit duket se janë përqendruar te Maurizio Sarri. Tashmë palët kanë hyrë në kontakte dhe në orët në vazhdim do të ketë kontakte të tjera. Trajneri toskan është ende nën kontratë me Juventusin dhe po pret nëse do të clirohet pa paguar klauzolën prej 2.5 milionë Eurosh që skadon në fund të muajit. Por problemi i vërtetë është diferenca e madhe mes ofertës së Lazios dhe kërkesës së Sarrit.
Klubi roman është gati të ofrojë deri në 3 milionë Eiro, ndërsa Sarri do milionë Euro, një diferencë e konsiderueshme kjo që vështirë se mund te reduktohet pa një sforco e sakrifica nga një prej palëve. Për këtë arsye mbeten të hapura edhe pista të tjera. Vincenzo Italiano duket njeriu I duhur për të nisur një projekt të ri, por varet nga ajo cfarë do që të bëjë Spezia. Edhe Sinisa Mihajlovic u kontaktua, por ai duhet të flasë fillimisht me drejtuesit e Bolognas për të ardhmen. U fol shumë edhe për Nuno Espirito Santo që sot për sot është një hipotezë, ndërsa Sergio Conceiçao duket se do të qëndrojë te Porto.
Sfidanti.al