Cështja Super League vazhdon të jetë temë diskutimi brenda UEFA. Presidenti I organizmit më të lartë të futbollit evropian, Aleksandër Ceferin vijon luftën me 3 klubet rebele që i qëndrojnë besnik këtij projekti dhe që rrezikojnë një ndëshkim të rëndë.
‘Juventus, Real Madrid e Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga kupat? Me këto 3 klube nuk ka dialog-tha Aleksander Ceferin për Sky Sport-kufizohen në dërgimin e letrave formale UEFA-s dhe 9 klubeve që kanë dalë nga pakti. Ata nuk komunikojnë. Përsa u përket sanksioneve, Komisioni ynë I Disiplinës është i pavarur nuk mund të bëj asnjë koment. Nuk do të ishte korrekte nga ana e presidentit të komentojë, sidomos për një president që është edhe një avokat’
Ceferin thekson se është ende I habitur sesi këto klube publikisht janë akoma pjesë e Super League, duke shfaqur dëshirën të luajnë Super League e më pas I dërgojnë letër UEFA për të qenë në Ligën e Kampioneve.
‘Pra ti nuk mund të luash në Ligën e Kampioneve dhe e luan atë, je në Super League dhe Ligën e Kampioneve, ështës shumë e vështirë të kuptosh se cfarë do të thotë kjo për to-shtoi Ceferin që konfirmoi distancën me 3 klubet rebele dhe mungesën e dialogut mes palëve-ndoshta do të duhet të kishin të na telefononin për të organizuar një takim, por dolën me komunikata ku shkruanin se donin dialog. Është një qasje e cuditshme’.
Përsa i përket mundësisë se apelimi i Juventusit, Realit e Barcës në gjykata mund të paralizojë futbollin, Ceferin I ka idetë shumë të qarta
‘Nuk mund të paralizojnë asgjë-shtoi kreu i UEFA-mund të paralizojnë vetëm veten e tyre me qasjet që kanë. Është e cuditshme të lexosh komunikatat e këtyre 3 klubeve që të vetëm përballë qindra klubeve të tjerë, mendojnë se ideja e tyre do të shpëtojë futbollin e askush tjetër e ndan atë. Mund ta imagjinosh lehtë se cfarë mendojnë 244 klubet e ECA për këto 3 klube’.
Më pas Ceferin dha një tregues të rrugës që duhet të ndjekin këto klube dhe bëri një paralajmërim.
‘Qasja korrekte është dialogu-pranoi presidenti i UEFA-të pranosh se dëshiron të kthehesh prapa(nëse ata duan të kthehen prapa). Qasja e gabuar është që nuk duam të kthehemi, por nuk duam të kthehemi. Kjo është ajo që këto klube po bëjnë. Është vërtet e komplikuar të kuptosh se cfara duan. Nëse thonë se Super league ekziston askush nuk i pengon ta luajnë, unë u përgjigjem: ‘Luajeni’. Por ata thonë: ‘Duam të luajmë Super League, por edhe Champions League njëkohësisht’. Nuk trembemi nga këto gjëra. Kur komisioni të vendosë në një drejtim apo në tjetrin, ne do të jemi të ndershëm dhe do të vijojmë punën për të mirën e futbollit, atë që nuk po bëjnë këto 3 klube’
Sfidanti.al