Guardiola ka 11 tituj kampion, por Fergusoni mbetet ende larg!

Katalanasi është padyshim njëri nga trajnerët më fitues të historisë. Tepër e vështirë të matesh sot me të për numrin e trofeve, që për më tepër janë arritur me lojë të bukur, tek Barcelona, Bajerni dhe tani tek Siti. Me suksesin në Premier Ligë, Pep Guardiola ka 11 tituj kampion, duke lënë pas Zhoze Murinjon, por duke qenë ende prapa Sër Aleks Fergusonit që ka 16 tek Aberdini dhe Mançester Junajtidi. Në total, si trofe në stol, Guardiola ka 33, e padyshim Fergusoni mbetet larg me 47 në të dy ekipet ku punoi. Nuk duhet harruar që Pepi ka 16 tituj edhe si futbollist.

Sfidanti.al