Edhe më parë ka ekzistuar shpresa se ai mund të hidhte rrënjë në “Emirejts”, por jo gjithnjë parashikimet u respektuan. Karriera e Granit Xhakës tek Arsenali ka qenë plot me ulje-ngritje, dhe mesfushori nuk dukej se kishte qetësinë dhe vazhdimësinë e duhur për t’u bërë një “gur i rëndë”. Gjithsesi, Euro 2020 ndryshoi gjithçka dhe papritur Arsenali ngriti një barrierë 20 milionë euro për të mos e lejuar tek Roma. Trajneri Mikel Arteta do t’i japë rinovimin, ndërsa shqiptari i Zvicrës e tregoi veten që në ndeshjen miqësore humbur 1-2 ndaj Çelsit, ku luajti si zëvendësues.
Sfidanti.al