Dhjetë vjet më parë, ai bëri lëvizjen numër 1 kur kaloi nga Anderlehti tek Çelsi për 17 milionë paundë stërlina, që në atë kohë duhet të kenë qenë rreth 23 milionë euro. Më pas, Romelu Lukaku kaloi tek Evertoni për 28 milionë paundë stërlina (rreth 36-37 milionë euro), ndërsa në 2017 atë e mori Zhoze Murinjo tek Man. Junajtidi për 75 milionë paundë stërlina, ndoshta rreth 90 milionë euro apo më shumë. Interi pagoi 73 milionë paundë për të (84 milionë euro), ndërsa tani Çelsi po jep 115 milionë euro (98 milionë paundë). Kjo do të thotë 291 milionë paundë stërlina, ose rreth 343 milionë euro. Shifra totale për Lukakun e kalon atë të paguar nga Nejmar prej rreth 315 milionë eurove.
Sfidanti.al