Gjokoviç shkëlqen, por Australian Open ka krizë me tifozët!

Grand Slemi i parë i tenisit këtë vit vonoi, por nuk harroi. Turneu i madh filloi në Arenën “Rod Lejvër” të Melburnit, dhe disa nga tenistët më të mirë e nisën me këmbë të mbarë. Gjokoviç fitoi 3-0 ndaj Zheremi Shardisë (Jeremy Chardy) të Francës me rezultatin e seteve 6-3, 6-1 e 6-2 në vetëm 91 minuta. Tetë herë kampioni në Australian Open u duk në formë të madhe, ndërsa Grand Slemi nisi pas 3 javësh vonesë për shkak të koronavirusit. Po ashtu, fitore arritën Serena Uilliams, Naomi Osaka dhe Simona Halep për femrat. “Jam shumë i lumtur që shoh njerëz që janë kthyer në tribuna, – tha Gjokoviçi, – ky është numri më i madh që shoh në 12 muaj”. Numri 1 i botë synon titullin e 9-të në Melburn, që do të ishte një rekord.

Gjithsesi, përsa i përket tifozëve, organizatorët patën probleme të mëdha. Vetëm 1 000 spektatorë ishin në stadium për ndeshjen e Serena Uilliamsit dhe kjo krijoi alarm. Duket se njerëzit kanë frikë nga infektimi me koronavirus, pasi pati dy shpërthime të epidemisë në prag të nisjes së turneut. Për të tërhequr publikun, organizatorët kanë përdorur skemën “blej një, e merr dy”, madje kanë dhënë falas bileta që kushtonin mbi 360 dollarë.

Sfidanti.al