Ai vetë shënoi 33 pikë në fitoren tepër të vështirë që Lejkërsat arritën në Los Anxhelos ndaj Detroitit. Në një ndeshje tipike të kohëve moderne të NBA-së përfundimi ishte 135-129 pas 53 minutave. Gjithsesi, nuk ishte vetëm ky duel që u duk si ndeshje spektakli. Në duelin Dallas-Golden Stejt, Stef Kërri shënoi 57 pikë, ndërsa Donçiç arriti në 42. Nikola Jokiç i Denverit shënoi 50 pikë në humbjen 114-119 ndaj Sakramentos, ndërsa Nikola Vuçeviç realizoi 43 pikë për Orlandon. Jo më kot, Lebroni ka dalë kundër Ndeshjes së Yjeve, duke u ndjerë i lodhur në një sezon të tillë kaq të vështirë, të stresuar, të ngjeshur, me rrezik dhe pa tifozë. Xhejmsi ndoshta mund të jetë i lodhur edhe nga vetë mënyra sesi po luhet NBA-ja, porsi një Ndeshje e Yjeve.
Sfidanti.al