Gjokoviç fiton betejën me Melburnin, do të luajë në Australian Open

Nuk e thotë nëse e ka bërë vaksinën apo jo, dhe e cilëson diçka private dhe personale, ndonëse do ta raportojë ose e ka raportuar tek organizatorët. Novak Gjokoviç i qendroi besnik parimeve të veta duke mos iu dorëzuar presionit për të pranuar vaksinimin, apo të paktën për t’u shprehur publikisht për këtë, ndërsa është pranuar për të luajtur në Australian Open. Vetë numri 1 i botës lajmëron se do të jetë në Melburn, edhe pse atje ka detyrim për të qenë i vaksinuar që të punosh. Gjoko deklaron se ka siguruar një përjashtim nga rregulli për arsye shëndetësore dhe se do të lejohet të konkurrojë. Gjokoviç, kampion në fuqi në Australian Open, synon Grand Slemin e 21-të në karrierë, që do të ishte rekord botëror mbi 20 Grand Slemet që i ka së bashku me legjendat Rozher Federer dhe Rafael Nadal.

Sfidanti.al