Kur një ekip si Uolvesi, i respektuar, por jo një fuqi e madhe, të vendos me shpatulla pas murit, si i bëhet me më të fortët e Premier Ligës? Sezoni i Mançester Junajtidit vazhdon të shkojë për keq, edhe pas shkarkimit të Ole Gunar Solskjerit dhe afrimit të Ralf Rangnikut, siç e tregoi humbja e djeshme. Kritikat për sistemin e lojës 4-2-2-2 të gjermanit ishin të shumta nga analistët, ndërsa ish-kapiteni Uejn Runi, thotë se trembet për të ardhmen e ekipit.
“Kam parë disa ndeshje bashkë me fëmijët dhe e kemi pasur të vështirë, – thotë ai, – nuk po kuptohet as me trajnerin e ri se çfarë do të ndodhë. Gjykoj se kjo detyrë për të është shumë më e madhe sesa ato që ka pasur më parë, ka presion shumë më të madh, duhet të merret me shumë emra të mëdhenj. Skema (4-2-2-2) mund të jetë e mirë për disa ndeshje, por nëse luan kështu ndaj Liverpulit, Sitit apo Arsenalit, ju mund të ndëshkoheni”.
Sfidanti.al