Fiorentina ndoshta bindet nga 70 milionë eurot e Arsenalit për Vlahoviçin!

Është një thikë me dy presa, sidomos për klube të tillë. Dushan Vlahoviç ia vlen sakrificën për të hedhur poshtë ofertat dhe për të synuar suksesin sportiv në fushën e lojës, veçse me kontratën që skadon në 2023, Fiorentina nuk mund të bëjë shaka. Arsenali mësohet se ka ofruar 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit serb, shifra më e lartë e diskutuar deri tani, dhe në Itali shkruajnë se presidenti Komiso po mendohet përpara sesa të japë një përgjigje. Nëse Vlahoviçin e mban deri në verë, mund të arrijë Europën, por mundet që vlera e kartonit dalë nga dalë të ulet. Nga ana tjetër, që sulmuesi serb të largohet tani, duhet të gjendet një zëvendësues, dhe po flitet për Skamakën e Sasuolos apo Hulian Alvarezin.

Sfidanti.al