Në Madrid e dinë se nuk mund të ndodhë që kampioni i botës të ndryshojë ekip në janar. Vetë Kilian Mbape e ka deklaruar qartë se do ta mbyllë sezonin tek Paris SG, ku do të përpiqet të fitojë Championsin, por gjithsesi Reali e bëri një provë për ta marrë tani. Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez ofron 50 milionë euro për kartonin, ndërsa kontrata e Mbapesë në PSG përfundon në qershor. Veprimi i Realit vjen së pari për t’i vazhduar t’i tregojë 23-vjeçarit se e dëshiron shumë, dhe se e quan tepër të rëndësishëm. Këto kanë ndikim të madh në vendimin e një lojtari për t’u transferuar, nërsa Reali ofroi deri 200 milionë euro në verë, por që as nuk u morën parasysh nga presidenti Al Helaifi.
Gjithsesi, thuhet se akordi i vërtetë është për në verë, dhe se Mbape e Reali kanë rënë dakord për një rrogë prej 40 milionë eurosh si shpërblim për firmosjen me Realin dhe 21 milionë euro në sezon rrogë për 6 vjet.
Sfidanti.al