Kimih votohet “lojtari më zhgënjyes i sezonit”, por Bajerni e pret krahë hapur!

Do ta bëjë vaksinën dhe do t’i japë fund kësaj periudhe të vështirë, por Xhoshua Kimih ka qenë nga ata sportistë që nuk ka dashur të detyrohet për ta bërë. As trajneri i tij, Julian Nagelsman, nuk e ka detyruar, por klubi ia ka bërë të qartë se përsa kohë që nuk vaksinohet dhe nuk luan, ai nuk mund të marrë rrogë. Kimih u votua si “lojtari më zhgënjyes i sezonit” nga ana e 234 lojtarëve të Bundesligës duke marrë 14.1 për qind të votave, më shumë se kushdo tjetër, dhe kjo pikërisht për refuzimin për t’u vaksinuar. Ai nuk stërvitej me Bajernin që nga 17 nëntori, ndërsa doli pozitiv, dhe pastaj pati probleme me mushkëritë. Gjithsesi, shokët e tij tek Bajerni e pritën me brohoritje duke i treguar mbështetje në një moment të vështirë.

Sfidanti.al