Ishte thjesht një miqësore, pra më shumë u bënë eksperimente. Gjithsesi, klasikja Gjermani-Argjentinë nuk mund të jetë asnjëherë gjë e vogël, edhe kur mungojnë “kolosët” si Mesi, Aguero e Higuain, si dhe disa yje të rritur gjermanë në krahun tjetër. Secila skuadër pati të vetën një pjesë loje, me vendasit që dominuan në të parët, në stadiumin e Dortmundit, dhe me latinoamerikanët që u përgjigjën pas pushimit.
Serg Gnabri e Kai Haverc ishin autorët e golave për skuadrën e trajnerit Joakim Lëv, duke treguar formën e mirë që zotërojnë, ndërsa cilësohen si yjet e rinj të së ardhmes. Lëv provoi shumë lojtarë, që nga Ter Shtegeni në portë, pastaj Emre Xhani, Kohu, Klostermani, Rudi, Halstenbergu, Amiri, Valdshmiti apo Serdari, që hyri në pjesën e dytë.
Argjentina bëri zëvendësime në pjesën e dytë dhe kjo ndikoi. Alario, Akunja e Okampos hynë menjëherë, e pas tyre edhe Saravia. Autorë të golave ishin Alario dhe Okampos, pndërsa Dibala nuk pati lavdi. Nuk dihet nëse barazimi ishte thjesht meritë e argjentinasve, apo pasojë e zëvendësimeve të Lëvit!
Sfidanti.al