Postimi ‘racist’; FA I jep kohë Bernardo Silvës të sqarojë cështjen

Federata Angleze e Futbolli shtyu afatin për Bernardo Silvës për t’iu përgjigjur akuzës për racizëm pas një postimi të tij në rrjetin social Tëitter në drejtim të shokut të tij të skuadrës Benxhamin Mendi, një akuzë që portugezi nuk e ka pranuar, por që mund ta ndëshkojë atë deri në 6 ndeshje pezullim.

Bernardo Silva postoi para pak kohësh foton e Mendi të vogël bashkangjitur me atë të logos së një firme cokollate që I ngjante mbrojtësit të Mancester Sitit  dhe Federata Angleze pas një sinjalizimi të marrë e akuzoi për racizëm. Futbollisti nuk vonoi të heqë këtë postim të tij, por bëri një tjetër duke u ankuar teksa theksoi se në këto ditë është e pamundur të bësh as një shaka me një mik.

Vetë Mendi e përkufizoi postimin e Bernardo Silvës si dicka të këndshme, por kjo nuk e pengoi qeverinë e futbollit anglez që të akuzojë futbollistin luzitan I cili ka kohë që të përgjigjet deri në 21 tetor, një datë kjo që është shtyrë, duke qenë se afati fillestar ishte 9 tetori. Ndërkaq, Bernardo Silva në lidhje me këtë histori gjeti mbështetjen edhe të trajnerit Pep Guardiola dhe të lojtarëve të tjerë të Mancester Sitit si Rahim Sterling

Sfidanti.al