Gjermani-Ukrainë në “ajër” edhe 6 orë para fillimit!

Në skuadrën vendase nuk u gjetën gjurmë Kovidi, por gjithsesi, ndonëse po afron orari që gjyqtari të sinjalizojë fillimin, nuk ka aspak qartësi. Ndoshta nuk ka ndodhur ndonjëherë si këtë herë në Gjermani-Ukrainë, që një ndeshje të jetë në pikëpyetje edhe 5 apo 6 orë para fillimit. Gjithçka nisi një ditë më parë kur 4 lojtarë ukrainas dhe një pjesëtar i stafit të trajnerit Shevçenko dolën pozitivë, ndërsa përgjigjet e testeve të dyta të miqve u bënë sot në orën 14:00. Sfida është në orën 20:45 në stadiumin e Lajpcigut, ndërsa lojtarët që dolën të infektuar nga Ukraina ishin Jarmolenko, Sidorçuk, Kovalenko dhe Cigankov.

Sfidanti.al