Ishte një nga ato konkurrime që tifozët do të duan t’i shohin sa më shpejt. Dakord, nuk ishte garë, por edhe provat zyrtare kanë emocione, ose më mirë të themi duhet të kenë, dhe në Stamboll i patën në maksimum. Një pasdite krejt e pazakonshme për shkak edhe të reshjeve të dendura të shiut në qytetin më të madh të Turqisë, bënë që në vend të parë të dilnin një pilot dhe një makinë që nuk priteshin aspak. Lans Stroll me Rejsing Point la pas Maks Verstapenin e Red Bullit, ndërsa Ljuis Hamilton doli vetëm i gjashti.
Çfarë ndodhi me kampionin e botës që pati paraqitjen më të dobët të sezonit? Hamiltoni pritet që nesër të barazojë rekordin e Mikael Shumaherit me 7 tituj botërorë, dhe kjo nëse merr të paktën 6 pikë më pak se Valteri Botasi, rivali i tij i vetëm. Meqë Botasi doli vetëm në vendin e 9-të, vështirë që anglezi 35-vjeçar të rrezikojë festën. Një shpërqëndim i tillë i ndodhi edhe në Rusi, kur do të barazonte rekordin e Mikael Shumaherit me 91 fitore në Formula 1. Këtë gjë e bëri në Çmimin e Madh të radhës.
Sfidanti.al