Rashford, pas kontratës me agjencinë e Jay-Z, prezanton markën e tij në SHBA

Marcus Rashford ka përgatitur gjithcka për rritur nivelin e tij në mbarë botën. Deri tani sulmuesi i Manchester United pushtoi median për fushatën e tij për shpërndarje të vakteve ushqimore falas për fëmijët në nevojë, por në orët e fundit ai po flitet për lancimin e markës së tij  në SHBA, një lajm ky që u publikua nga tabloidi ‘The Sun’

Avokatët e Rashford regjistruan emrin e futbollistit në një varietet produkti në SHBA ku përfashihen; moda, veshje sportive, produkte të pastrimit dhe lojëra. E gjithë kjo vjen pas kontratës së nënshkruar mes futbollistit dhe agjencisë Roc Nation që është në pronësi të rapperit të njohur Jay-Z muajin e kaluar.

Rashford dhe Jay-Z u njohën në finalen e Super Bowl të cilën Rashford e ndoqi që bashku me vëllezërit e tij me ftesë të kompanisë Nike. Bashkëshorti i këngëtares Beyonce dëshiron të ta bëjë futbollistin një aktivist të nivelit botëror. Gjatë eventit, Jay-Z pati mundësinë të befasojë Marcus Rashford me punën humanitare që bën kompania e tij.

Rashford vazhdon të përfaqësohet në futboll nga agjencia DN May Sports Management që administrohet nga dy vëllezërit te tij më të mëdhenj. Ndërsa Roc Nation Sports do të administrojë aktivitetet e futbollistit jashtë fushave të lojës.

Sfidanti.al