Degjova intervistat e dy futbollisteve tane te njohur, Altin Lala dhe Edi Martini. Kur flasin futbollistet me pelqen ti degjoj komentet e tyre, paçka se kesaj rradhe ata u prononcuam per nje çeshtje te “politikes” sportive dhe nuk ka asgje te keqe.
Nuk do të doja të beja polemike me ta. Ata meritojne gjithe respektin per ate çfare na kane dhene ne fushen e lojes. Ne fund te fundit jane aktoret kryesore te sportit tone te bukur. Por opinionet e tyre, me te cilat besoj se kam te drejte te mos jem dakord, me ben qe tu pergjigjem ne disa rreshta.
Sipas Lales presidenti aktual i ka sjellë pozitivitet FSHF-se. Dhe kaq! Ku eshte ky pozitivitet? Per çfare arritjesh? Asgje! Vetem Kombetarja që shkoi (si shkoi?) ne Europian . Por Lala harron, dhe nuk duhet te harroje, se po behet analiza e nje pune prej 16 vjeçare e nje institucioni. Dhe dyshoj qe Lala te kete te gjithe informacionin e nevojshem si dhe te kete njohurite e nevojshme per te bere nje analize te tille. Dhe qe me nje fraze te tille, nje futbollist i kalibrit te Lales, te permbledhi punen e kaq shume viteve te nje drejtuesi te nje institucioni me duket e padrejte. Megjithese ai nuk e pranoi, por une do ti thosha se thjesht po ben fushate ne favor te presidentit aktual ose eshte keqperdorur nga njerez te tij. Dhe megjithese thote se nuk po ben fushate ai me dashje apo pa dashje krijoi nje opinion per presidentin aktual qe shkon kundra kandidatit. Dhe ky opinion vjen nga nje emer i madh si Lala. Kete duhet te evitonte ai. Ose ne te kundert le te dali hapur e te beje fushate. Gje qe eshte ne te drejten e tije.
E shoh me shqetesim opinionin tjeter te Lales se eshte pozitiv fakti që lojtarët e Kombëtares i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual. Eshte e pabesueshme ta degjosh nje gje te tille nga nje futbollist qe e ka bere karrieren e tij ne nje vend si Gjermania. Prisnim nga Lala, dhe te gjithe ata qe luajne jashte vendit te na sjellin Shqiperi eksperiencen me te mire te ketyre vendeve, “best praxis”. Por shikoj se kur eshte fjala per Shqiperine ju duken te mira eksperiencat e keqija te vendit tone qe na kane bere te vazhdojme te vuajme tranzicionin 27 vjeçar nga i cili nuk po mundim te dalim dot. Nga eksperienca ime, nuk kam degjuar e as kam pare qe ne nje fushate elektorale te presidenteve te federateve te dalin ne mbrojtje te njerit apo tjetrit kandidat futbollistet e perfaqesueseve, koleget e Lales. E ai e di shume mire qe kjo s’ndodh as ne Gjermanine e tij, as ne Italine fqinje, as ne Spanje, as ne France, as ne Holande e natyrisht as ne Angli, et. Por eshte e qarte qe mund te ndodhi ne vendet periferike te futbollit. Kesh
A mund te thote nje futbollist i kesaj kategorie se i duket normale te flasin futbollistet ne favor te nje kandidati se kane kaluar nje kohe te bukur me perfaqesuesen. Eshte per te ardhur keq! Natyrisht jo per Lalen, i cili meriton respektin me te madh, por per opinionet e tij.
Kur e pyesin per abuzimet, vjedhjet, Lala pergjigjet kodra mbas bregut. Te futen te paret ne burg politikanet. Qe te futen politikanet jam shume dakord. Por le te ngrihemi me se pari ne, njerezit e komunitetit te futbollit e te pastrojme shtepine tone. Dhe eksperienca perendimore e Lales dhe e Edi Martinit mund te ndihmojne shume ne kete pune.
Intervista tjeter ishte ajo e Edi Martinit. Perseri i njejti gabim. Permblidhet puna e nje presidenti ne kualifikimin historik per ne France! Pse historia nuk eshte ne anen e futbollisteve, teknikeve dhe spektatoreve, por krekoset e para administrata dhe shefi i saj me “magjite” e tij.
Po çfare trashegimie na la kjo kombetare? Çfare elementesh pozitive te kampionateve tona vendase mbarte ajo? Çfare eksperience pozitive na la ne fushen e trajnimit? Çfare lidhje kishte kjo kombetare me futbollin e vendit qe mund te na sherbeje si model i se ardhmes?
Eshte nje analize e gjate qe tekniket e futbollit duhej te benin e qe fatkeqesisht asnjehere nuk u bë.
Sipas Edit presidenti aktual ka meriten se zgjodhi trainerin e pershtatshem. Shume i dobet ky argument per nje lojtar aq te forte e cilesor.
Nese Edi nuk e di, qe duhet ta dinte kur del te flase per nje nga kandidatet, gjate periudhes 16 vjeçare te presidentit aktual jane nderruar, as me shume e as me pak, 8 trainere! Po kur emeroi Giuseppe Dossena-n qe na la “pendet” pa filluar mire ndeshjet, kush e kishte fajin? Po kur emeroi trajnerin “skandaloz” Arie Haan, kush e kishte fajin? Po kur trajneri i mirenjohur Otto Barić iku i lebetitur e duke na akuzuar per shitje ndeshjesh, kush e kishte fajin? Argumenti se presidenti ka zgjedhur De Biasin eshte i vogel dhe pa peshe per te justifikuar punen e tije te gjate, 16 vjeçare, ne krye te federates.
Emerimi e çemerimi i tyre eshte bere pa asnje kriter teknik. E ka bere vete presidenti, i cili per here te pare ne nje fushe futbolli ka hyre ne vitin 2002, pikerisht vitin kur fitoi zgjedhjet. I duket normale Edit, si futbollist cilesor profesionist, qe keto emerime te behen sipas qejfit e tekave te njeriu pa asnje experience e lidhje me futbollin?
E se fundi do ti thoja Edit 8 trajnera per 16 vjet, jo vetem qe me duket shume por eshte tejet e ekzagjeruar.
Edit, nga te paktet qe kame degjuar kampionati i duket i mire. Eshte e dhimbshme ta degjosh nga goja e nje futbollisti. Por nuk kujtohet Edi per ndeshjet e kampionatit kur Tirana, nje skuader shume inferiore humbtte me Kukesin per kampionat dhe e fitonte ne Kupe? Po finalen e Tiranes kundra Korçes? A e kujton intervisten e trajnerit te Kukesit? Etj.
Dyshoj se Edi e ndjek kampionatin ne largesi, ndryshe do i kishte vene re qe kampionatet shqiptare, e veçanerisht ata te 5-6 viteve te fundit jane manipuluar si asnje here tjeter ne historine e futbollit shqiptar. Me kampion e fitues kupe te paracaktuar apo me arbitra te telekomanduar nga tribunat ku ulen drejtuesit e futbollit tim dhe tendit.
Sa shpejt thuhet me fjale 16 vjet! Por mendoni per nje çast se sa shume gjera mund te behen gjate 16 viteve e qe fatkeqesisht nuk jane bere!
Si mbyllje te ketyre rradheve dhe njehere duhet t’ju them juve dhe kolegeve tuaj. Nuk duhet te harroni se jeni figura te rendesishme publike. Per kete aresye, ju vete si dhe te tjeret qe ju keshillojne, nese keni te tille, duhet te jene shume te kujdesshem kur flisni. Te njihni mire çeshtjete per te cilat flisni, te jeni neutrale dhe objektive se mund te krijoni opinione qe vetem e demtojne futbollin.
Sfidanti.al