Barcelona po blindon elementet e saj me te mire, njeri pas tjetrit. Pas Xherard Pikese, i erdhi radha Serxhi Robertos te gjeje akordin me drejtuesit e klubit katalanas per te zgjatur kontraten e tij.
Ashtu sikurse edhe Pike, edhe Serxhi Roberto, kontrata e te cilit skadonte ne 2019, e rinovoi ate deri ne vitin 2022, nje kontrate qe shoqerohet edhe me nje klauzole te saj me vlere 500 milione Euro.
Pike dhe Serxhi Roberto behen keshtu futbollistet me klauzolen me te larte ne klub pas Lionel Messit me argjentinasi qe e ka kete klauzole 700 milione Euro. Tani Barcelones i duhet te nise punen per rinovimin me Samuel Umtiti i cili se fundminu vu ne shenjestren e Mancester Sitit. Mbrojtesi francez ka deklaruar se ndihet mire te klubi katalanas, drejtuesit e te cilit kane vendosur qe kontraten e tij te re ta shoqeroje edhe me nje rritje te pages.
Sfidanti.al