Fotoja e Mesit thyen rekordin botëror të pëlqimeve në Instagram!

Magjistari 35-vjeçar ka arritur një tjetër rekord dhe bëhet fjalë për postimet në Instagram. Fotoja e tij ikonike me trofeun e FIFA-s në duar u bë më e shikuara në të gjithë historinë e këtij rrjeti social, duke kaluar rekordin e rreth 56.3 milionë pëlqimeve që ka fotoja e një veze, dhe që cilësohet si një punë profesionale e përsosur e një fotografi. Fotoja e Mesit kishte arritur në mbi 58.3 milionë pëlqime deri në momentin e realizimit të kësaj kronike.

Sfidanti.al