Fergusoni do të kthehet si trajner në “Old Trafford”!

Ajo që tifozët e Mançester Junajtidit e kanë pasur ëndërr, mund të bëhet realitet, qoftë edhe për një ditë. Ser Aleks Fergusonido të kthehet në “Old Trafford” dhe do të hyjë përsëri në dhomën e zveshjes së ekipit të vet shumëvjeçar, kësaj here, duke drejtuar një ekip veteranësh që do të zhvillojë një ndeshje për qëllime bamirësie.

Trajneri legjendar do të marrë përsëri përsipër rolin e trajnerit të Junajtidit, duke drejtuar ekipin e futbollistëve më të suksesshëm të këtij klubi. Kjo ndeshje do të shënojë 20-vjetorin e sezonit, kur Mançester Junajtidi fitoi tre tituj. Më 26 maj, “djajtë e kuq” legjenda do të luajnë kundër yjeve të dikurshëm të Bajernit të Mynihut, duke përsëritur kështu atë ndeshje të famshme, kur Junajtidi fitoi Ligën e Kampioneve në sezonin 1998/99.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në të njëjtën datë, në të cilën para 20 vitesh “djajtë e kuq” me në krye trajnerin skocez triumfuan 2-1 në atë natën e madhe në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al