Fati ishte me të, Lindsi Von shpëton mrekullisht nga dëmtimi!

Nëse do të ishte dëmtuar përsëri, do të kishte qenë një mëkat i madh. Një nga yjet më të mëdhenj të sportit, kampionia dhe bukuroshja Lindsi Von, shpëtoi paq nga një lëndim i rëndë, pas një përplasjeje të frikshme që i ndodhi në pistë. Skiatorja alpine amerikane humbi kontrollin ndaj vetes në zbritjen e lirë dhe u përplas me barrierat mbrojtëse të pistës. Sportistja 32-vjeçare po kryente garën e vlefshme për Kupën e Botës në “Olimpia dele Tofane” në Kortina d’Ampeco të Italisë. Von ka 11 fitore në Kortina, dhe besohet se do të marrë pjesë në zbritjen e lirë të së shtunës dhe në Sllallomin Supergjigand të së dielës, pasi dëmtimi ishte i lehtë.

“Më doli trupi nga kontrolli gjatë zbritjes, – tha ajo, – dhe pas një kërcimi u përplasa me forcë duke përfunduar  te gardhi.  Unë do të garoj në fundjavë, edhe pse krahu mund të më dhembë pak”. Von sapo është kthyer pas një dëmtimi të mëparshëm që e detyroi të mos garonte për 1 vit të tërë.von2