Jelena Isinbajeva del “në pension”

Ish-kampionia olimpike dhe e botës në kërcimin me shkop Jelena Isinbajeva njoftoi, dje, se ajo vendosi të largohet nga sporti aktiv, pasi është zgjedhur në komisioniin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Kjo atlete ruse, 34 vjeçe, ka qenë pjesëtare e ekipit rus që u dënua që të mos merrte pjesë në Olimpiadën verore të Ri de Zhaneiros, për shkak të skandaleve të drogës në Rusi. Si shenjë lamtumire, kampionia olimpike xhiroi një video me kërcimin e saj të fundit me shkop. Kjo video që u bë në qytetin e saj të lindjes, Vollgograd, i jep fund karrierës së shkëlqyer të kësaj rekordmeneje botërore aktuale.

Sfidanti.al