Eto: Murinjo fitoi Championsin me Porton, nuk e krahasoj dot me Guardiolën!

Vlerësimi i ish-sulmuesit kamerunas ishte i ftohtë, bazuar në disa nga faktet, ndonëse jo gjithkush do të binte dakord me të. Samuel Etosë iu kërkua të bënte një krahasim mes Pep Guardiolës dhe Zhoze Murinjos, dhe ai e bëri sipas mënyrës së tij. “Nuk mund ta krahasoj Murinjon me Guardiolën, – tha ai, – njëri prej tyre dështoi që ta fitonte Championsin me Bajernin, ndërsa tjetri e fitoi me Porton”. Dakord, Murinjo është një fitues i madh sepse ia ka dalë me Porton dhe me Interin, ndërsa ka marrë trofe në shumicën e klubeve ku ka drejtuar. Guardiola po ashtu ka fituar shumë, ndonëse për Championsin thuhet se e fitoi për shkak të Lionel Mesit, ndërsa në numrin total të titujve, ka më shumë sesa Murinjo.

Sfidanti.al