Papa merr fanelën e Mesit, po Mbretëresha kur do ta marrë të Ronaldos?!

Më në fund erdhi dita për këtë gjë, sepse deri pak muaj më parë vendi i madh europian një lojtar të tillë e shikonte “me dylbi”. Fanela e Lionel Mesit u bë temë e rëndësishme në një takim të nivelit të lartë siç ishte ai mes Papës Françesk dhe kryeministrit të Francës, Zhan Kasteks. Ky i fundit ia solli si dhuratë bluzën me numrin 30 të magjistarit të Paris SG, ndërsa takoi kreun e Kishës Katolike në Vatikan. Fanela e Mesit ishte e vendosur në një kornizë të mbyllur me xham dhe ndoshta aty do të mbetet, ndonëse Papa është nga ata njerëz që e duan sportin dhe futbollin, e që mund të jetë i tunduar për ta veshur. Ndërkaq, në Angli bëjnë shaka duke thënë se Mbretëresha Elizabeta II është ende në pritje për fanelën e Kristiano Ronaldos.

Sfidanti.al